




Në një status në Facebook, deputeti shqiptar Kamberi i kujton presidenti serb Aleksandar Vuçiç se rruga e Serbisë drejt Tiranës kalon përmes Kosovës. Ai shton gjithashtu se presidenti serb duhet ta dijë se pa marrëveshje të Serbisë me Kosovën çdo iniciativë në Ballkan do të ishte e parealizueshme.





“Bashkëpunimi duhet të jetë perspektiva e popujve të Ballkanit, prandaj edhe çdo iniciativë për ndërtimin e mekanizmave bashkëpunues duhet përkrahur në parim, deri sa iniciativat e këtilla nuk pretendojnë të imponohen si alternativa të perspektivës evropiane të rajonit e cila është e vetmja garancë stabiliteti afatgjatë të gjithë Ballkanit Perëndimorë.





Veç tjerash presidenti serb duhet ta dijë se rruga Serbisë drejt Tiranës kalon përmes Kosovës, prandaj edhe pa marrveshje të Serbisë me Kosovën cila do iniciativë paraqitet e mangët në ndërtimin e paqes afatgjate në këtë pjesë të Ballkanit”, shkruan Kamberi.