




”L ufta” për më shumë fitim dhe hapësira në bregdet ka nxitur k onflikte edhe këtë sezon turistik.
Sh erri i larë mes subjekteve është shënuar në sektorin ”Teuta” të plazhit të madh të Durrësit ku janë p ërfshirë tre persona.
P olicia ka ndërhyrë dhe ka nisur p rocedim p enal në gjendje të lirë për një 52-vjeçar dhe dy të rinj, përkatësisht 25 dhe 26 vjeç, të tre nga Durrësi.





Ndaj tyre janë n gritur a kuzat e p lagosjes së l ehtë me dashje, konkurencës së p aligjshme përmes dh unës dhe vetëgjy qësisë, raporton tch.
Të p roceduarit janë k onfliktuar për vendosjen e çadrave dhe shezlongëve në plazh, ndërsa nuk bëhet e qartë nëse tre ”l uftëtarët” janë pajisur paraprakisht me lejen përkatëse, pas aplikimit në portalin e-albania për sh frytëzimin e brezit të rërës.