




Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka kërkuar zhbërjen e Gjykatës Speciale.
Musliu që ka votuar kundër themelimit të kësaj Gjykate, tha sot në emisionin Frontal se parlamenti e ka obligim ta defunksioanlizojë këtë institucion të drejtësisë.
”Kuvendi e ka obligim, ky është qëndrim personal, ta zhbëjë Gjykatën Speciale, pse e mendoj këtë; aq më tepër kur vendimet atje merren në emër të popullit”, ka thënë Musliu në t7, përcjell klankosova.tv.





Deputetja e PDK-së, ka thanë se është online 24 orë për të votuar pro zhbërjes së Gjykatës kurdo që I kërkohet.
”Prandaj jo sot por 24 orë janë online, por kurdo që merr iniciativë unë jam aty për ta zhbërë Gjykatën speciale. Kuvendi e ka themelu Gjykatën speciale dhe e ka përgjegjësi”, tha Musliu.