




“Është mirë që si Lëvizje Vetëvendosje t’i reduktoni pak udhëtime zyrtare dhe t’i ftoni deputetët ta mbani përgjegjësin që iu ka dhanë qytetari i Republikës së Kosovës dhe të jenë këtu për t’i kaluar ligjet”.
Këtë deklaratë, deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, e kishte bërë një muaj më parë gjatë një seance plenare të Kuvendit.
Më të nuk ishte pajtuar kryekuvendari Glauk Konjufca.





Megjithatë, udhëtimet e shpeshta jashtë vendit të deputetëve nga radhët e mazhurancës, duket të jenë problem, jo vetëm në përmbushjen e detyrave legjislative, por edhe i kuletës së shtetit.
Të gjitha këto pretendime, faktohen nëpërmjet raportit pesë mujorë të shpenzimeve të deputetëve të cilin e ka siguruar T7.
Nga këto të dhëna del se të zgjedhurit e popullit, brenda kësaj periudhe kanë shpenzuar në total, afro 35 mijë euro.
E, kampion në këtë garë të shpenzimeve po del të jetë deputeti i grupit multietnik, Enis Kervan, i cili, në total, për pesë muaj ka shpenzuar mbi 3 mijë e 400 euro.