




Sonte në emisionin Pressing në T7, i ftuar është Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu.
Ministri ka folur për shkollimin e djalit të tij në një kolegj privat. Thotë se Glauk Aliu ka fituar bursë për këtë shkollë.





“Glauku e ka pasur bursën 100 për qind aty”, tha Aliu.
“Po më vjen turp me fol për fëmijën tim. Ka qenë shumë e turpshme se çka kanë bërë”, shtoi ai.
“Në shkollën ASK, djali i madh ka qenë në “Sami Frashëri”, ka qenë një vit jashtë me projekt, program shkëmbimi. Njëjtë ka qenë edhe i vogli. Në ASK ka qenë me bursë 100 për qind. Shanse s’kisha pas me paguar shkollimin e tij, këtë vit sidomos po të kishte qenë. Vitin e kaluar po, se ka qenë ndryshe situata financiare në familje”, shpjegoi ai.