




Sonte në emisionin Pressing në T7, i ftuar është Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu.
Aliu i është përgjigjur ish-kryeministrit, Ramush Haradinaj, për punësimin e Nexhat Krasniqit, të cilin Haradinaj thotë se VV dikur e quante të korruptuar dhe “baba të tenderëve”.





“Nexhat Krasniqi, dikur mbase ka mund të ketë qenë i larguar nga puna, në kohën kur kam ardhur unë ministër, ai ka qenë i kthyer në detyrën që e ka pasur deri tash. E ka kthyer Autoriteti i Shërbyesve Civilë”, tha Aliu.
Ministri gjithashtu u pyet po për deklaratën e Haradinajt i cili e quan Aliun, “baba të korrupsionit”
“Jo bre nuk dua as me u marrë me atë çështje”, tha Aliu.