




Gazetari investigativ Artan Hoxha ka publikuar një video të një personi me armë në brez që sipas tij është një prej politikanëve shqiptarë i pranishëm në varrimin e ish-presidentit Nishani.





Megjithëse gazetari nuk bën të ditur emrin e politikanit ai shkruan se ai vetë e di se cili është figura politike që sipas Artan Hoxhës, e mban armën gjithmonë me vete.
“Edhe ne funeralin e nje ish-presidenti paqësor si Bujar Nishani, edhe me kobure ne brez ne bulevardin “Deshmoret e Kombit”, ne temperature 35 grade, si nuk ka merak mos i ndryshket kostumi. Per nje gje jam 100% i sigurt, ky politikani mban gjithmonë arme me leje….” – shkruan Hoxha.