




Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se qeveria që ai udhëheq ka ndarë mbi 6 milionë euro për përfituesit e skemave sociale në vend.
Këtë e bëri të ditur vet Kurti në mbledhjen e 81-të të qeverisë, ku tha se kjo kategori, ndonëse është goditur nga rritja e çmimeve, problemi i tyre nuk zgjidhet duke e rrënuar sistemin pensional të vendit, duke iu referuar mundësisë për tërheqje të mjeteve nga TRUST-i.





“Andaj, kemi vendosur që atyre t’ua dyfishojmë ndihmat e ofruara nga buxheti aktual për dy muaj rresht dhe për këtë kemi ndarë mbi 6 milionë euro, pasi që të njëjtet përfitme i kemi rritur për 30% për periudhë të pacaktuar”, është shprehur Kurti, njofton Klankosova.tv.
Tutje, ai tha se në ndihmë u kanë dalur edhe pensionistëve, ku tha se këtë kategori do ta mbështesin në shumën prej 100 euro.





“Pensionistët janë po ashtu janë goditur nga lëvizjet e çmimeve. Ne mendojmë se situata e afërsisht 400 mijë përfituesve këtu nuk adresohet përmes rrënimit të sistemit pensional të vendit, meqë këta individë janë të pensionuar, andaj përgjigjen e kemi gjetur në mbështetjen e përkohshme prej 100 euro për secilin prej tyre, pasi që tashmë i kemi rritur pensionet bazë për 11%, duke u siguruar që asnjë pension të mos jetë nën 100 euro”, është shprehur Kurti.