




Një 30-vjeçar serb e ka zënë sherri me Policinë, dje në orët e mbrëmjes, në rrugën nacionale në Vushtrri, pasi është prezantuar si person zyrtar.
Rasti ka ndodhur kur Policia e Trafikut ka ndalur një veturë me targa të Serbisë, në të cilën ndodhej i dyshuari bashkë me një person tjetër, ku pasi zyrtari policorë ka kërkuar dokumentacionin, i njëjti është prezantuar si pjesëtar i FSK-së.





Nën dyshimet se diçka nuk është në rregull, Policia ka kontrolluar edhe bagazhin e veturës, ku ka gjetur disa helmeta të punës, në të cilat ishte e shkruar “Z”, e cila tashmë është bërë e njohur pasi që të njëjtën e mbajnë në automjetet ushtarake forcat ruse në Ukrainë.
Këto pajisje më pas janë konfiskuar bashkë me kartelën e FSK-së të prezantuar nga i dyshuari.