




Njohësi i çështjeve politike, Blerim Latifi, e ka komentuar përformancën e kryeministrit Albin Kurti në takimin për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel. Latifi, në emisionin ‘Pressing’ ka paralajmëruar për presionin amerikan karshi tentimeve të Kurtit për ta ndryshuar formatin e dialogut Kosovë-Serbi, shkruan Gazeta Express.
“Ajo çka kam mujtë unë me vërejte nga takimi në Bruksel, është se Kurti po përpjeket seriozisht që të ndryshojë termat e dialogut. Pra, është një përpjekje që është shumë sfiduse. Përderisa qasja e Brukselit, të cilët po e fasilitojnë dialogun, është qasje që konsideron se ky dialog është vazhdim i dialogut të mëhershëm.





Kurti po përpiqet të imponojë kursin e fillimit të ri, të një dialogu të ri”, ka deklaruar ndër të tjera ai. Tutje, ai e ka kundërshtuar kategorikisht idenë e parafolësve se Kurti është i vetmi që ka përfaqësuar interesat e Kosovës në dialog, të cilët tutje pretendonin se pararendësit e tij politik nuk e kanë bërë një gjë të tillë.
“Ajo çka kam mujtë unë me vërejte nga takimi në Bruksel, është se Kurti po përpjeket seriozisht që të ndryshojë termat e dialogut. Pra, është një përpjekje që është shumë sfiduse. Përderisa qasja e Brukselit, të cilët po e fasilitojnë dialogun, është qasje që konsideron se ky dialog është vazhdim i dialogut të mëhershëm. Kurti po përpiqet të imponojë kursin e fillimit të ri, të një dialogu të ri”, ka shtuar tutje ai.