




Hysni Gucati, gjendet në shtëpinë e tij në fshatin Morinë të Skenderajt.
Ish-kreu i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hysni Gucati, ka ardhur për ngushëllime tek familja e tij, pasi që të premtën i ka vdekur babai i tij Avdullahu.





Gucati nuk u lejua që të merrte pjesë në varrimin e babait të tij.
Aktualisht ai po qëndron në shtëpi, larg tendës ku familjarët po i presin njerëzit e afërt dhe miqtë për ngushëllime.
Para afro dy javësh, Hysni Gucati, ishte dënuar nga Gjykata e Hagës me katër vjet e gjysmë burgim.