Tre të rinj brenda një Porsche-je kanë ndaluar makinën në mes të rrugës dhe i janë hakërryer një djali me biçikletë.
Këtij të fundit i kanë kërkuar llogari pasi sipas tyre përbënte rrezik për aksident. Por, papritmas, dy makina të mëdha i bien borisë duke kërkuar që t’ua hapin rrugën.
Një nga djemtë shkon tek ta duke u bërtitur se përse po i bien borisë. Por, brenda pak sekondave nga makinat dalin forca të policisë, duke bërë që djemve me Porsche t’u “zhduket trimëria” brenda pak sekondave.
Videoja është publikuar në Youtube para pak ditësh dhe ka marrë shumë reagime.