Rreth 12 milionë me etnitet shqiptar thuhet të ekzistojnë në mbarë globin. Tashmë, ata kanë dy komb-shtete të vogla për të drejtuar, duke qenë shumicë por pjesa dërrmuese e etnisë në fjalë shtrihet në shumë vende të tjera të botës në numra mjaft të mëdhenj.
Sipas statistikave të fundit, veç në Kosovë dhe Shqipëri banojnë afërsisht rreth 4,3 milionë shqiptarë. 500 mijë vetë e kanë deklaruar identitetin e tyre etnik si shqiptarë edhe në Turqi por mendohet se atje jetojnë afërisht 5 milionë të tillë. Në vendin fqinj, Maqedoni [Veriore] jetojnë rreth 509 mijë duke e bërë grupin e dytë etnik më me rëndësi në atë shtet.
Deri në 600 mijë shqiptarë jetojnë dhe punojnë, qoftë në mënyrë të përkohshme ose të padokumentuar, në Greqi. 300 mijë vetë jetojnë në Gjermani ndërsa 200 mijë të tjerë në Zvicër. Veç 5 mijë vetë, sipas statistikave janë shqiptarë në Serbi, ndërkohë që 17 mijë në Kroaci dhe 30 mijë në Mal të Zi.
Shqiptarë të shumtë ka edhe në vendet skandinave, me Suedinë që prinë me 54 mijë, e pasuar nga Norvegjia dhe Finlanda me nga 10 mijë dhe Danimarka me 8 mijë e 200.
Ndërkohë, afër 200 mijë shqiptarë jetojnë edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Italia befason me numrin e madh të shqiptarëve, që thuhet se mbërrin në gati një milion.