




Ministrja e Turizmit të Shqipërisë, Mirela Kumbaro, ka folur për potencialin e turizmit në Shqipëri dhe shkëmbimet mes Kosovës dhe Shqipërisë. Kumbaro në Frontal të T7 tha se Prishtina e ka detin Adriatik dhe Jon sikur Tirana që e ka stacionin e skive në Brezovicë raporton Gazeta Express.
“Uroj që të shtohen kapacitetet pritëse në Kosovë sepse ka kërkesa të shqiptarëve nga Shqipëria. Prishtina ka det, e ka detin Adriatik dhe Jon dhe ne e kemi stacionet e skive në Brezovicë”, tha ajo.





Duke folur për shkëmbimet në fushën e Turizmit mes Kosovës dhe Shqipërisë, ajo përmendi festivalin ndërkombëtar që mbahet në Shëngjin e që organizohet nga një ekip kosovar.
“Unë isha dje në Shëngjin dhe bisedova me disa djem nga Prishtina që organizojnë një festival ndërkombëtar, as nuk është festival i Kosovës dhe as i Shqipërisë është ndërkombëtar. Unë ndjehem shumë krenare që kemi shumë artistë nga Kosova dhe kjo gjë ndodh pa asnjë dallim në Shëngjin ku deti i Shëngjinit ishte deti i këtij festivali dhe këtu ne flasim një gjuhë që është gjuhë e zemrë në cdo vend të botës ka shumë dialekt”, tha ajo.