Ky është fshati që po zhduket, ofrohen 20 mijë euro për çdo banor të ri

Problemet me braktisjen e fshatrave duket që nuk janë vetëm në vendin tonë.

Edhe Zvicra, një ndër shtetet më të zhvilluara po haset me një fenomen të pazakontë, sa i përket reduktimit të numrit të banorëve.

Megjithatë, shteti duket se ka marrë masa për ta parandaluar këtë gjë, në fshatin Albinen, ku numri ka vajtur rreth 240 banorë.

Ata propozojnë që të ofrohet 21 mijë euro në vit për çdo rezident madhor dhe 10 mijë të tjerë për fëmijët e tyre, po në vit, nëse zgjedhin që të jenë rezidentë të përhershëm të fshatit.

Por, më parë duhet të plotësohen disa kushte:

Kushti i parë: ata që duan të zhvendosen aty për të përfituar nga kjo skemë duhet të jenë nën 45 vjeç dhe të martuarit me të paktën një fëmijë kanë përparësi.

Kushti i dytë: prona që duhet të blejnë aty duhet të jetë më shumë se 150 mijë euro dhe të jetë banesa e parë për blerësin.

Propozimi do të hidhet në referendum, ndërsa autoritetet vendore pohojnë se kostoja financiare është plotësisht e përballueshme.