




A mund ta shohim sot kryeministrit në ndonjë konferencë për media, befas? A do të duhej që kryeministri të na njoftonte pak më gjerësisht rreth vizitave 20 ditore në ShBA dhe Zvicër?
Kryeministri Albin Kurti është kthyer në atdhe, pas një vizite 20 ditore – 18 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të tjerat në Zvicër. Për mungesën e gjatë të kryeministrit në shtetin që udhëheq, kanë shpërthyer meme në rrjete sociale, sidomos në Facebook, dhe më epikja duket të jetë kjo me sloganin e njohur – të ilustruar me fotografinë e komandantit legjendar Adem Jashari nga shumë e njohura ‘BAC, U KRY’, në ‘BAC, U KTHY’.
Teksa është kthyer nga gurbeti, Kryeministri sot po merr pjesë në forumin e Bizneseve të Diasporës.





Por, qëndrimi kaq i gjatë i kryeministrit jashtë vendit, është kritikuar mjaft nga opinionistë e gazetarë të vendit, duke e vlerësuar këtë si vizitën ose qëndrimin më të gjatë të një kryeministri jashtë vendit.
Por, a do të duhej që kryeministri – të paktën – ta thirrte një konferencë për media, për të njoftuar më gjerësisht popullin lidhur me vizitat e tij në ShBA dhe në Zvicër.
Sipas njoftimeve të sotme, që kemi parë ne mediat, në agjendë nuk është një konferencë e tillë.





E një konferencë të tillë, po e kërkon edhe opozita kosovare, e cila pak a shumë thotë kështu: Kryeministri duhet të njoftojë për detajet e shëtitjes në Amerikë.
Por, veprimet e tilla, nga Qeveria Kurti, janë të njohura tashmë. Si media, shumë herë jemi befasuar me konferencat e paparalajmëruara ose të lajmëruara tepër shpejt, të kryeministrit ose ndonjë ministri.
Kujtojmë se jotransparenca e Qeverisë Kurti, vazhdon të mbetet shqetësim për opinionin kosovarë por edhe për organizata të ndryshme kredibile botërore./Periskopi/