Presidenti serb Aleksander Vuçiq javën e kaluar tha se të enjten do të bisedojë me homologun rus Vladimir Putin. Por sot ai ka njoftuar se bisedën me të do ta zhvillojë të dielën.
Vuçiq ka thënë se të dielën në ora 11:00 do të flas me Putinin dhe pret një bisedë të sinqertë dhe korrekte shkruan B92, transmeton Gazeta Express.
I pyetur nga gazetarët për pretendimet e opozitës për vendosjen e sanksioneve, Vuçiq u përgjigj se shumë në skenën politike janë të angazhuar në afera profetike.
“Më lejoni të bëj shaka me ju, ne kemi shumë gjyshe Vanga, e dija që ishte një dhe ajo jetonte në Bullgari, por ne kemi kaq shumë në skenën politike në Serbi që merren me punë profetike dhe flasin marrëzi”, tha Vuçiq.