Ky është momenti romantik kur një djalë i propozoi të dashurës së tij me një kërcim të veçantë.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Craig Calvert, 33 vjeç, kishte vendosur t’i propozonte Natalie Hunt, 32, në bregdetin e Brighton, Angli.
Dhe këtë ai vendosi ta bënte “me ndihmën” e një grupi kërcimtarësh që performuan në një përzierje të këngëve të saj të preferuara.
Kështu, grupi i studentëve të artit pretenduan se po bënin një shfaqje të improvizuar për Craig dhe i kërkuan që të filmonte, kur në realitet po përgatiteshin që ai të binte në një gju.
Propozimi erdhi si një surprizë për Natalie, e cila shpërtheu në lot para se të thoshte ‘po’. /Telegrafi/