




Kryeministrit Kurti duket se nuk po i shkojnë punët mirë me vizita jashtë vendit. I pari i vendit qëndroi për plotë tetëmbëdhjetë ditë në SHBA duke u shëtitur kryesisht në kompani teknologjike por, që takimet e nivelit të lartë i kanë munguar gjë për të cilën edhe ka marrur kritika të shumëta.
Fare më mirë nuk po i shkon as vizita në Zvicër. Kryeministri sa po qëndron atje ka gjetur kohë edhe të takohet me një mërgimar nga Kamenica i cili është pronar i një diskoteke.





Kurti sa ishte në SHBA nuk e takoi presidentin Joe Biden. I pari i Qeverisë arriti të takonte këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jake Sullivan, kongresistë dhe senatorë të ndryshëm.
Komunikatat e Qeverisë tregojnë se Kurti ka vizituar kompani si ‘Microsoft’, ‘Uber’, ‘Linkedln’, ‘Matter’ të cilat i ka ftuar që ta shohin Kosovën si treg për investimet e tyre.
Ndërsa tani Kurti po merrë pjesë në “World Economic Forum”, i cili mbahet nga 22 maji deri më 26 maj, në Zvicër.