Ish-ambasadori i Kosovës në Shkup, Gjergj Dedaj ka thënë se presidenti turk, Rexhep Tayip Erdogan i ka kërkuar Maqedonisë së Veriut të mos e akreditonte për ambasador të Kosovës.
Dedaj tha se gjatë kohës sa ai ishte ambasador në Shkup, marrëdhëniet mes ambasadës turke atje dhe ambasadës së Kosovës kanë qenë të ngrira.
Sipas tij, arsyeja e këtyre raporteve ka qenë emërimi i tij si ambasador.
“Kur më ka prit ish-presidenti Ivanov, kur i kam dorëzu kredencialet, më tha: e kam pas të vështirë me të pranu ty ambasador, e kam pyt pse, më tha: më ka thirr miku im Erdogan edhe ka thënë: Bo cka dush, këtë person mos e prano ambasador se ky person ma prish agjendën time politike në Maqedoni.
Ambasada turke në Shkup i ka ngrirë raportet me ambasadën e Kosovës në Shkup, derisa unë jam ambasador. Kjo është skandal. I kam thirrë për festën e pavarësiss së Kosovës, kanë thënë mos na dërgoni më ftesa, derisa Gjergji është ambasador ne nuk bashkëpunojmë me ambasadën e Kosovës”, tha Dedaj në Kanal 10.