




Mëngjesin e sotëm Policia ka identifikuar një veturë e cila ishte me shpejtësi prej 99 km/h në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 40 km/h.
Kjo ndodhi gjatë kontrollës së trafikut rrugor në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë.
Policia morri masa ndaj vozitësit duke e dënuar me 500 euro, pesë pikë negative si dhe masa mbrojtëse- një vit i ndalohet vozitja.
Raporti i plotë policor:
Në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 40 km/h identifikohet drejtuesi duke drejtuar automjetin me shpejtësi prej 99 km/h
Vushtrri, 24 maj 2022





Njësia Rajonale e Trafikut në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Jugut, gjatë kontrollës së trafikut rrugor në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë përkatësisht në zonën urbane në Vushtrri, përmes radarit ka identifikuar një veturë e cila ishte duke zhvilluar shpejtësi prej 99 km/h në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 40 km/h.
Sipas dispozitave të Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor Nr. 05/L-088, ndaj drejtuesit të automjetit është shqiptuar gjoba prej 500 euro, pesë(5) pikë negative si dhe masa mbrojtëse- një (1) vit i ndalohet drejtimi i mjetit me veprim motorik.