Regjisori Sokol Plakolli i pakënaqur me konkursin për udhëheqës artistik në Teatrin Kombëtar të Kosovës ka protestuar të mërkurën pranë Qeverisë së Kosovës.
Plakolli po pretendon se i janë vjedhur pikët në këtë konkurs, mandej ai po e akuzon Albin Kurtit dhe Hajrullah Çekun për dallavere në konkurs.
Plakolli ka thënë se s’ka si t’i bëhet thirrje rinisë që të kthehet në Kosovës, kur në vend përballën me dallavere të tilla.
Ai ka kërkuar përgjegjësi morale nga Albin Kurti, pasi siç thotë ai në fushatë i’u ka premtuar transparencë dhe mos diskriminim në bazë të bindjeve politike, kurse nga Hajrullah Ceku ka kërkuar përgjegjësi juridike.
Ai ka thënë për Ekonomia Online se ky është konkurs publik unë jam artist dhe m’i kanë vjedhë pikë. “Për këtë arsye do të protestoj deri sa të jepesh dorëheqje ose ministri jot ose këshilli drejtues të kërkoj falje”. “Kërkesat janë të certifikuara edhe në internet. Është bërë një vjedhje permanente e pikëve në konkursin për udhëheqës artistik në teatrin Kombëtar të Kosovës. Vjedhja ka ndodh, e ka identifikuar komisioni për ankesa dhe parashtresa dhe e ka rekomanduar këshillin e teatrit që t’i kthej pikët që m’i kanë vjedh”, tha Plakolli për Ekonomia Online.
“Për të pestën herë në konkurs rezultati ishte 48.6 poenë pas ankesës komisioni ka vërtetuar që janë vjedhur jo më pak se 7 poenë në 3 pyetje”
Ai tha se 48.6 ka qenë vlerësimi i parë, dhe pas rivlerësimit kanë shku hala më poshtë.
“Kam bë ankesë të dytë ku Komisioni ka rekomanduar se ka fakte se ka vjedhje të pikëve. Kryeministri Kurti është në dijeni që nga koha kur kam dal në grevë që kam ndejtë 54 ditë. Atje ka flluar ky dallaver. Individëve të caktuar nuk i’u konvenon që unë të jem pjesë e Teatrit Komëbtar në pamundësi që të ma ndalini m’i vjedhë pikët”.
“Albin Kurti na ka premtuar në fushata të gjithëve, edhe ata që kanë qenë simpatizant edhe ata që nuk kanë qenë simpatizant. Personalisht mu më ka premtuar se nuk do të ketë dallavere në konkurse publike. Ju ka bë thirrje rinisë që të kthehen në Kosovë, sepse Kosova do të jetë vend i së ardhmes. Nuk mund të jetë Kosova vend i së ardhmes, përderisa vidhen pikë në konkurse publike. Kryeministrit Kurti ka përgjegjësi morale dhe etike para meje si qytetar. Ndërsa, ministri i Kulturës Hajrullah Çeku ka përgjegjësi penale për shkak se ai emëron dhe shkarkon këshillin drejtues”, tha Plakolli.