




Sot, 43 vjet më parë, u dorëzua për herë të fundit Stafeta e Rinisë, simboli që pas një xhiroje gjithandej ish-Jugosllavisë i dorëzohej liderit, Mareshalit Tito, që më 25 maj e festonte edhe ditëlindjen e tij, bashkë me Ditën e Rinisë.
E fundit, që ia dorëzoi këtë figurë që ndërronte formë për ccdo vit që nga 1945-ta, ishte shqiptarja e Kosovës, Sanije Hyseni, e cila mbajti një fjalim fort emocional për publikun e madh në stadiumin e Armatës Popullore të Jugoslllavisë në Beograd, dhe ata që e përcillnin në transmetim televiziv në tërë vendin.
Në Beograd, stafeta arrinte pas një udhëtimit të gjatë, të nisur nga vendlindja e Titos në Kumrovec të Kroacisë.
(Shih videon nga minuti 35.50)