Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri gjatë ditës së djeshmë ka ironizuar me kryeministrin Albin Kurti, pas vizitës së që po e zhvillon në SHBA.
Përmes një postimi në Facebook, Tahiri ka shkruar se Kurti tash e zbuloi Amerikën, duke shtuar se, më mirë vonë se kurrë.
Ajo tutje ka shtuar se, pak ka rëndësi vonesa e tij, pasi atë e ka bërë udhëheqja e lëvizjes për pavarësi LDK dhe UҪK.
“Kurti tash e zbuloi Amerikën! Më mirë vonë se kurrë!
Pak rëndesi ka kjo vonesë e tij, sepse ka pas kush ta bëjë – ata jemi ne udhëheqja e lëvizjes për pavarësi, LDK dhe UҪK”🇦
Por, Tahirit i ka reaguar Shkëlzen Gashi.
Ai e pyet Edita Tahirin se pse është e shqetësuar, duke shtuar se Albin Kurtin e zbuloi Amerikën në vitin 1997.
Postimi i plotë i Gashit:
Edita Tahiri paska thënë:
“Kurti tash e zbuloi Amerikën! Më mirë vonë se kurrë!
Pak rëndesi ka kjo vonesë e tij, sepse ka pas kush ta bëjë – ata jemi ne udhëheqja e lëvizjes për pavarësi, LDK dhe UҪK”🇦
Mos u shqetëso, Edita! Pse je kaq e shqetësuar? Albin Kurti e zbuloi Amerikën para qerek shekulli, më 1997 🙂