Gazetari Baton Haxhiu ka thënë në emisionin Pressing në T7 se ish-presidenti, Ibrahim Rugova kishte kërkuar leje në Hagë që të mos e shihte në fytyrë Sllobodan Millosheviqin.
“Rugova ishte i guximshëm dhe u takua me Millosheviqin para luftës”, thotë Haxhiu.
“Në Hagë gjatë gjykimit për krime lufte, Rugova kërkoi leje që të mos e shikonte në fytyrë Millosheviqin”, tregon ai.
Tutje Haxhiu thotë se ai është takuar me Millosheviqin dhe është ballafaquar me të.
“Millosheviqi u ballafaqua me mua dhe më tha në sy që Kosova kurrë nuk do të bëhet e pavarur”, tregon ai. /Express/