




Gazetari gjerman i FAZ Michael Martens është tallur me dy mediat propagandistike të Vuçiq informer dhe Pink TV duke thënë se ato mund të raportojnë së shpejti se vizita e Kancelarit Sholc në Serbi është ndërprerë për shkak se Hungaria e ka mbyllur hapësirën ajrore, duke aluduar në qëndrimet pro ruse të Viktor Orban.
Martens këtë tallje e bëri përmes një cicërime në rrjetin social Twitter, raporton Gazeta Express.
“LAJMI I FUNDIT: Vizita e kancelarit gjerman Olaf Scholz në Serbi u anulua pasi Hungaria mbylli hapësirën e saj ajrore. (Lajmi nuk është konfirmuar ende. Prisni titullin tjetër në Informer dhe Pink TV)”, shkroi Martens.





Kujtojmë se ky reagim erdhi pasi ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov ishte paraparë që të vizitonte Serbinë më 6 qershor, por Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Bullgaria refuzuan që të lejonin avionin e Lavrovit mbi hapësirën e tyre ajrore.