




Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka folur rreth banesës së tij në lagjen luksoze ‘Marigona Hill”.
Si për fat atij nuk iu kujtua çmimi se sa e ka blerë banesën.





“Banesa më e vogël e mundshme aty është 90 e ca metra katror e cila është blerë pasi e kemi zgjidhur çështjen e trashëgimisë në familje dhe e cila trashëgimi ka mbetur banesa në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë. Motra ka dalë trashëgimtare e saj. E ka shit, e ka qit në emër të nënës dhe e kemi shfrytëzuar atë mundësi në momentin kur e ka pasur mundësi të merret aty banesa në emër të nanës dhe ka mbetur aty një pjesë e borxhit i cili ka vazhduar të paguhet me këste. Këtu përfshihen edhe paratë për të burgosurit politikë për babën, që i ka marrë familja, dhe përfshihen pastaj paratë të cilat janë marrë si i burgosur politik që më kanë takuar mua në bazë të ligjit. Këto i kemi përfshirë në këto prona, kaq”, tha Aliu në T7.





“Kur e kemi marrë banesën në fillim ka kushtuar shumë më lirë në fillim. Këtë tjetrën ka qenë shumë më shtrenjtë. S’më kujtohet saktë”, shpjegoi ai.
“Banesa është në pronësi të familjes e cila kurdoherë do të bëhet subjekt i trashëgimisë ende e cila është marrë në kohën kur as lejet nuk janë marrë”, tha ai.
“Banesë në emrin tim personal nuk kam”, theksoi Aliu.
Kujtojmë se LVV ka qenë shumë e zëshme në të kaluarën, ku ka kritikuar shume ish-pushtetarë se pse kanë shtëpija e banesa në lagjet luksoze.