




Një meteorologe po fuqizon prindërit pasi u shfaq gjatë parashikimit të motit me djalin e saj në shpinë.
Susie Martin, drejtore dhe meteorologe e certifikuar e kompanisë Praedictix, së fundmi u shfaq gjatë parashikimit të motit duke bartur djalin e saj një vjeç në shpinë duke shpresuar se kështu do të promovojë bartjen e fëmijëve.





“Qëllimi im ishte të promovoj këtë vegël të mrekullueshme që më ka ndihmuar mua si nënë si dhe përvojën e lidhjes nënë-bir”, ka thënë Martin për “Good Morning America”. “Besoj se kjo është një mënyrë për ta qetësuar fëmijën. Për mua personalisht ishte diçka e këndëshme, sepse mund të punoja dhe ta qetësoja fëmijën tim njëkohësisht.”
“Kjo më bën të ndihem si një nënë e aftl për të bërë shummë gjëra. Ky ëshë mesazhi që përcillet dhe do të thoja se si nënë e punësuar, është mirë të pasurit e kësaj vegle që më ndihmon ta kryej punën time.” – thotë Susie.